Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. (more…)