Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 21, 2010

Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:30 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Numri i njerëzve që përjetonë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka.  Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. Të dhënat e mëparëshme kanë treguar se  kjo lloj diete ndihmon në uljen e tensionit, ndërsa studimi i tanishëm tregon se ky kombinim ushqimesh mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga gurët në veshka. Guri i veshkave është një grumbull grimcash kristalore dhe i shkatojnë pacientit dhimbje mjaft të mëdha.

Në studim morrën pjesë mbi 3 mijë e 400 persona me dhe pa histori gurësh në veshka. Gjatë studimit u vu re se megjithëse të gjithë pjesmarrësit kishin pirë të njëjtën sasi lëngjesh, ata që ndoqën dietën kundër hipertesnionit, urinuan më shumë dhe kishin më shumë përqëndrime citrati. Citrati është një lloj kripe që parandalon formimin e gurëve në veshka. Autorët e studimit mendojnë se shkalla e ulët e gurëve në veshka mund të jetë rrjedhojë e ditetës kundër hipertensionit. Ushqimet e kësaj diete kanë përmbajtje të lartë uji.

Advertisements

1 Koment »

  1. good one i luv it, , :-[[[,

    Koment nga buy ambien — Shtator 23, 2010 @ 9:53 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: