Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shteti i Miçiganit i ofroi Presidentit Bamir Topi nderime të larta. Dje (22 shtator) Qyteti Harper Woods i dha atij çelsin e qytetit, guvernatori i Miçiganit i dërgoi mesazh mirëseardhjeje, ndërsa anëtari i Kongresit amerikan, përfaqësues i shtetit të Michiganit, e falenderoi për këtë vizitë. Ndalesën e pare, presidenti e bëri në Qendrën Islame Shqiptare në Harper Woods, afër Detroitit. Imami i kësaj qendre, Shuajb Gerguri e nderoi presidentin Topi me cmimin e jashtëzakonshëm “Vehbi Ismaili”. (more…)