Astrit Lulushi’s Blog

30 Nëntor, 2010

Ushtrime të kombinuara fizike ndihmojnë pacientët me diabet

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 8:34 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të ndihmojnë shumë për të mbajtur nën kontroll diabetin. Por këto studime zakonisht përqëndrohen vetëm në një lloj ushtrimi. Ndërsa një studim i ri, i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), tregon se lloje të ndryshme  ushtrimesh mund të jenë edhe më dobishme. Shumica e njerëzve mendojnë se diabetet kontrollohen vetëm me dietë apo insulinë, por Doktor Tim Çërç (Church) thotë se ushtrimet fizike mund të luajnë një rol të madh. Diabeti është dështimi a humbja e aftësisë se organizmit për të menaxhuar sheqerin në gjak, dhe konsumuesit më të shumtë të sheqerit të gjakut në trupin e njeriut janë muskujt skeletikë. (more…)

23 Nëntor, 2010

Procedurë e re skanimi MRI me rreze Lazer për trajtimin e tumoreve

Filed under: Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:40 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në Klinikën Mayo janë duke përdorur një procedurë e njohur si skanim i udhëzuar me rreze lazer për goditjen e tumoreve në veshka e mëlçi. Deri tani, mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rreze lazer kryesisht për trajtimin e tumoreve të shtyllës kurrizore, trurit dhe të prostatës. Kanceri i mëlçisë është një prej kancereve më të zakonshëm, dhe gjithashtu shkaku i tretë kryesor i vdekjes nga kanceri në mbarë botën. Shumë pacientë me kancer në mëlçi janë shumë të sëmurë për t’u mbijetuar trajtimeve tradicionale, si kimioterapia dhe rrezatimi. Edhe në qoftë se po, ekspertët thonë se këto trajtime sigurojnë vetëm një shtim të vogël në jetëgjatësi. (more…)

22 Nëntor, 2010

Hepatitet; higjena personale dhe vaksina si mënyra më të mira parandaluese

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 8:41 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mëlçia ndodhet në pjesën e djathtë të sipërme të stomakut. Ajo është një organ i kuq i errët dhe i madh – peshon më shumë se një kilogram. Mëlçia  kryen një punë të madhe – ndihmon në pastrimin e gjakut dhe lufton infeksionet, shpërbën ushqime dhe rezervon energji për t’u përdorur kur trupi ka nevojë për të. Hepatiti shkatërron qelizat e mëlçisë. Disa lloje të hepatitit janë shumë më të rënda se sa të tjerat. Për të përcaktuar llojin e hepatitit, mjekët kryejnë analiza të gjakut për të njëjtësuar antitrupat. Antitrupat janë proteina të veçanta që organizmi prodhon si përgjigje ndaj një kërcënimi. Duke njëjtësuar antitrupat, mjekët identifikojnë sëmundjen. (more…)

7 Nëntor, 2010

Çrregullimi bipolar, barnat me të suksesshëm – simptomat dhe trajtimi

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Çrregullimi bipolar është gjendje depresive emocionale, dhe nëse nuk trajtohet mund të ndikjojë në mënyrën se si njeriu mendon e vepron, në vendimet që merr dhe mënyrën si sillet. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë përjetuar hypomani (mania e madhështisë, eufori), shpesh diagnostikohen me çrregullim bipolar kur provojnë shkallën më të ulët të“hypomanisë”, trishtimin, depresonin. Trajtimi i suksesshëm i çrregullimit bipolar është qëllimi i shumë studiuesve, psikologëve dhe psikiatërve.  (more…)

Blog te WordPress.com.