Astrit Lulushi’s Blog

30 Nëntor, 2010

Ushtrime të kombinuara fizike ndihmojnë pacientët me diabet

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 8:34 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të ndihmojnë shumë për të mbajtur nën kontroll diabetin. Por këto studime zakonisht përqëndrohen vetëm në një lloj ushtrimi. Ndërsa një studim i ri, i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), tregon se lloje të ndryshme  ushtrimesh mund të jenë edhe më dobishme. Shumica e njerëzve mendojnë se diabetet kontrollohen vetëm me dietë apo insulinë, por Doktor Tim Çërç (Church) thotë se ushtrimet fizike mund të luajnë një rol të madh. Diabeti është dështimi a humbja e aftësisë se organizmit për të menaxhuar sheqerin në gjak, dhe konsumuesit më të shumtë të sheqerit të gjakut në trupin e njeriut janë muskujt skeletikë. (more…)

Blog te WordPress.com.