Astrit Lulushi’s Blog

30 Nëntor, 2010

Ushtrime të kombinuara fizike ndihmojnë pacientët me diabet

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 8:34 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të ndihmojnë shumë për të mbajtur nën kontroll diabetin. Por këto studime zakonisht përqëndrohen vetëm në një lloj ushtrimi. Ndërsa një studim i ri, i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), tregon se lloje të ndryshme  ushtrimesh mund të jenë edhe më dobishme. Shumica e njerëzve mendojnë se diabetet kontrollohen vetëm me dietë apo insulinë, por Doktor Tim Çërç (Church) thotë se ushtrimet fizike mund të luajnë një rol të madh. Diabeti është dështimi a humbja e aftësisë se organizmit për të menaxhuar sheqerin në gjak, dhe konsumuesit më të shumtë të sheqerit të gjakut në trupin e njeriut janë muskujt skeletikë. Doktor Çërç është një nga autorët e studimit që u krye nga shkencëtarë në Qendrën Pennington të universitetit të Louisianës. Ai thotë se shumica e studimeve të mëparshme janë përqëndruar vetëm në ndikimin  e ushtrimeve aerobive tek diabetet. Por studimi i ri mori në shqyrtim edhe ndikimet e llojeve të tjera të ushtrimeve fizike, si peshë ngritja; aerobika aftëson a shton elasticitetin e muskujve, ndërsa peshëngritja forcon qëndresën e tyre.

Pas 9 muajsh vëzhgimi dhe analizimi,  rezultatet ishin të qarta; personat që kryen ushtrime të kombinuara ( aerobik – peshë-ngritje), patën një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak ose ushqyerje më të mirë të muskujve skeletikë me sheqer të gjakut.

Doktor Çërç thotë se muskujt skeletikë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin dhe  veçanërisht për shëndetin e individëve me diabet. Stërvitja aerobike ndikon tek muskujt skeletikë nëpërmjet një sërë të mekanizmash, ndërsa peshë-ngritja prek muskujt skeletikë përmes një grupi krejtësisht tjetër mekanizmash. Pra, kur dy llojet e ushtrimeve kombinohen (aerobic-ngritje peshe), mundësia e të mirave prej tyre dyfishohet për pacientët me diebet.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: