Astrit Lulushi’s Blog

23 Dhjetor, 2010

Studim mbi kancerin e prostatës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njofton se kanceri i prostatës është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri mes meshkujve. Edhe fondacioni për studime ndërkombëtare në fushën e kancerit thotë se gjatë vitit 2008 u regjistruan  rreth 900 mijë raste të kancerit të prostatës. Në raportin e këtij fondacioni thuhet se deri në vitin 2030 kjo shifër mund të dyfishohet. Por shumë prej rasteve të reja të kancerit të prostatës janë të një rrezikshmërie të ulët dhe mund të mos kenë nevojë për trajtim. Steve Pienson ishte diagnostikuar me kancer në prostat 3 vjet më parë, por analizat tregonin se kanceri ishte i një rrezikshmërie të ulët. (more…)

21 Dhjetor, 2010

Pajisje e re për diagnostikimin e tuberkulozit (TBC)

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re mjekësore mund të zbulojë tuberkulozin në më pak se dy orë. Ekspertë të Shëndetësisë thonë se kjo mund  të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të tuberkulozit, duke shpëtuar njëkohësisht jetën e miliona njerëzve.  Analiza e deritanishme për diagnostikimin e Tuberkulozit mund të jetë e ngadalshme. Pacientëve u merret spuma ose gëlbaza, e cila dërgohet në laborator ku mbahet, përpunohet, vëshgohet deri sa të shfaqet mikrobi. Mjekët thonë se një analizë e tillë nuk është e besueshme, si dhe kërkon kohë e laborantë të kualifikuar. (more…)

16 Dhjetor, 2010

Virusi i të ftohurit lufton kancerin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mijëra shkencëtarë janë duke u përpjekur për t’i dhënë fund kancerit në nivel mikroskopik. Shkencëtarë në Institutin Salk për Studime Biologjike kanë zbuluar se virusi që shkakton të ftohurit e zakonshëm mund të përdoret për të goditur qelizat kanceroze.  Çdo ditë, 3400 njerëz në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me kancer dhe 1500 të tjerë  vdesin nga kjo sëmundje. Një studim i ri botuar në revistën Nature jep hollësi se si shkencëtarët përdorin virusin e të ftohurit të zakonshëm për të goditur qelizat kanceroze në trupin e pacientit. Zakonisht, një qelizë e parregullt është programuar për t’u vetëshkatrruar që tumori ose infeksioni të mos përhapet. Shkencëtarët thonë se një gjen i quajtur P53, vret qelizat e dëmtuara para se ato të shumëfishohen.  (more…)

14 Dhjetor, 2010

Kanceri i prostatës dhe analiza PSA

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e “Antigjenit të Proteinave Specifike” ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA. Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme.  PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin e prostatës. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80.000 burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre  iu nënshtruan analizave  dhe gjysma tjetër jo.  (more…)

10 Dhjetor, 2010

Burrat harrojnë më shpejt se gratë

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 1:19 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejt sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen. Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar. Leif ishte një mes 2 mijë personave mbi 70 vjeç  që morën pjesë në studim në klinikën Mayo. Autorët e studimit vunë re se 19 përqind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 përqind.  (more…)

6 Dhjetor, 2010

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se  kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. (more…)

Mbipesha dhe osteoporoza

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën.  Por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore. Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave. Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. (more…)

1 Dhjetor, 2010

Studim mbi efektshmërinë e barnave kundër kollës dhe të ftohurit tek fëmijët

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dimri po afron, së bashku me të edhe stina e kollës dhe të ftohurit. Por informacioni në vazhdim ka të bëjë kryesisht me kujdesin për fëmijët rreth 2 vjeç gjatë kësaj periudhe. Për shkak të shqetësimeve se barnat pa recetë kundër të ftohurit, si shurupet,  nuk janë efektivë e ndonjëherë të dëmshëm, në vitin 2007 shoqata amerikane e konsumatorëve të prodhimeve mjekësore shpalli vullnetarisht heqjen nga tregu të këtyre barnave.  Një vit më pas, më 2008. Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve nxorri zyrtarisht udhëzime që këto barna nuk duhej t’u jepeshin fëmijëve nën moshën 4 vjeç.  (more…)

Blog te WordPress.com.