Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Dimri po afron, së bashku me të edhe stina e kollës dhe të ftohurit. Por informacioni në vazhdim ka të bëjë kryesisht me kujdesin për fëmijët rreth 2 vjeç gjatë kësaj periudhe. Për shkak të shqetësimeve se barnat pa recetë kundër të ftohurit, si shurupet, nuk janë efektivë e ndonjëherë të dëmshëm, në vitin 2007 shoqata amerikane e konsumatorëve të prodhimeve mjekësore shpalli vullnetarisht heqjen nga tregu të këtyre barnave. Një vit më pas, më 2008. Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve nxorri zyrtarisht udhëzime që këto barna nuk duhej t’u jepeshin fëmijëve nën moshën 4 vjeç. (more…)