Astrit Lulushi’s Blog

1 Dhjetor, 2010

Studim mbi efektshmërinë e barnave kundër kollës dhe të ftohurit tek fëmijët


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dimri po afron, së bashku me të edhe stina e kollës dhe të ftohurit. Por informacioni në vazhdim ka të bëjë kryesisht me kujdesin për fëmijët rreth 2 vjeç gjatë kësaj periudhe. Për shkak të shqetësimeve se barnat pa recetë kundër të ftohurit, si shurupet,  nuk janë efektivë e ndonjëherë të dëmshëm, në vitin 2007 shoqata amerikane e konsumatorëve të prodhimeve mjekësore shpalli vullnetarisht heqjen nga tregu të këtyre barnave.  Një vit më pas, më 2008. Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve nxorri zyrtarisht udhëzime që këto barna nuk duhej t’u jepeshin fëmijëve nën moshën 4 vjeç.  Kohët e fundit, pas një studimi, Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve shpalli rezultatet e këtyre masave. Dhe rezultatet janë mbresëlënës.

Studimi arriti në përfundimin se tërheqja nga tregu i ilaçeve kundër të ftohurit, si shurupet,  ka rezultuar në një pakësim prej 50 për qind të vizitave në dhomat e urgjencës për fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Edhe pse numri i përgjithshëm i vizitave në dhomën e urgjencës ka mbetur i njëjtë në 14 muaj para dhe pas tërheqjes së barnave nga tregu, numri i vizitave që lidhen me barnat kundër të ftohurit ra nga 28 përqind në 12 për qind.

Studimi tregon gjithashtu se dy të tretat e vizitave ishin rezultat i marrjes së barnave nga fëmijët pa mbikëqyrjen e të rriturve – që tregon nevojën për përmirësimin e sigurisë së paketimit të barnave.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: