Astrit Lulushi’s Blog

6 Dhjetor, 2010

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se  kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. Gjatë procedurës së quajtur hemispherektomi, kirurgët i hoqën Evanit një pjesë të trurit dhe shkëputën tërësisht lidhjet e anës s majtë me anën e djathtë të trurit.

Nëna e tij thotë se operimi ishte alternativa e vetme e trajtimit, që djali të ketë mundësë të zhvillohet e të rritet. Evan vuan nga spazma foshnjore dhe pas dridhjeve të forta, truri i tij humbet çdo informacion; ai harron çdo gjë që ka mësuar dhe i duhet të fillojë nga e para sikur të kishte lindur sot.

Pajisjet në spital zbuluan se spazma të tilla Evan i përjetonte disa herë në ditë. Doktor Gary Mathern thotë se sikur dridhjet të mos ishin ndaluar, Evan nuk do të ishte në gjendje të njihte prindërit e vet, po ashtu ai do të harronte të fliste dhe nuk do të ishte në gjendje të ecte.

Doktor Mathern thotë se pjesa e majtë e trurit të Evanit nuk ishte formuar si duhej, prandaj heqja e kësaj pjese ishte e vetmja rrugë për ndaljen e spazmave. Mjekët thonë se Evan është foshnje, 10 muajshe, dhe truri i një fëmije të tillë ka aftësi ta kompensojë humbjen e anës së majtë.

Doktor Mathern dhe kolegët e tij kanë kryer këtë vit16 operacione të tilla. Evam u operua me 24 nëntor, dhe nuk ka më spazma. Përveç plagës kirurgjike në kokë, askush nuk mund të thotë se Evan është operuar në tru. Lidhur me ndonjë pasojë anësore të operacionit, ekspertët thonë se ka të ngjarë që  Evan të ketë një humbje të lehtë të aftësive motorike dhe në vizionin periferik në anën e të djathtë. Por mjekët besojnë se Evan do të jetë në gjendje të rritet dhe të jetojë një jetë normale.

3 Koment »

  1. For latest information you have to pay a quick visit the web and on web I found
    this web site as a most excellent website for most up-to-date updates.

    Koment nga Odette — 7 Tetor, 2014 @ 3:25 am | Përgjigjuni

  2. you’re in reality a good webmaster. The site loading velocity is amazing.
    It kind of feels that you are doing any distinctive trick.
    Furthermore, The contents are masterpiece. you have performed a fantastic task on this topic!

    Koment nga Danial — 13 Tetor, 2014 @ 2:46 am | Përgjigjuni

  3. It is really a great and useful piece of information. I’m happy
    that you just shared this useful information with us.
    Please keep us up to date like this. Thanks
    for sharing.

    Koment nga www adam4adamn — 29 Dhjetor, 2016 @ 11:49 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: