Astrit Lulushi’s Blog

10 Dhjetor, 2010

Burrat harrojnë më shpejt se gratë

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 1:19 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejt sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen. Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar. Leif ishte një mes 2 mijë personave mbi 70 vjeç  që morën pjesë në studim në klinikën Mayo. Autorët e studimit vunë re se 19 përqind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 përqind.  Humbja e lehtë e kujtesës (MCI) është e dëmshme por jo aq sa të ndikojë në jetën e përditëshme të personit. Shkencëtarët nuk e kanë të qartë përse burrat preken nga humbja e kujtesës më shumë sesa gratë. Ata mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës. Gjatë studimit u vu re se burrat që kishin gjasa të prekeshin nga humbja e kujtesës ishin të prirur për të patur më shumë faktorë rreziku për sëmundje në zemër sesa gratë. Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit konsiderohen si faktorë rreziku për sëmundje në zemër që ndeshen më shpesh mes burrave.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: