Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mijëra shkencëtarë janë duke u përpjekur për t’i dhënë fund kancerit në nivel mikroskopik. Shkencëtarë në Institutin Salk për Studime Biologjike kanë zbuluar se virusi që shkakton të ftohurit e zakonshëm mund të përdoret për të goditur qelizat kanceroze. Çdo ditë, 3400 njerëz në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me kancer dhe 1500 të tjerë vdesin nga kjo sëmundje. Një studim i ri botuar në revistën Nature jep hollësi se si shkencëtarët përdorin virusin e të ftohurit të zakonshëm për të goditur qelizat kanceroze në trupin e pacientit. Zakonisht, një qelizë e parregullt është programuar për t’u vetëshkatrruar që tumori ose infeksioni të mos përhapet. Shkencëtarët thonë se një gjen i quajtur P53, vret qelizat e dëmtuara para se ato të shumëfishohen. (more…)