Astrit Lulushi’s Blog

16 Dhjetor, 2010

Virusi i të ftohurit lufton kancerin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mijëra shkencëtarë janë duke u përpjekur për t’i dhënë fund kancerit në nivel mikroskopik. Shkencëtarë në Institutin Salk për Studime Biologjike kanë zbuluar se virusi që shkakton të ftohurit e zakonshëm mund të përdoret për të goditur qelizat kanceroze.  Çdo ditë, 3400 njerëz në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me kancer dhe 1500 të tjerë  vdesin nga kjo sëmundje. Një studim i ri botuar në revistën Nature jep hollësi se si shkencëtarët përdorin virusin e të ftohurit të zakonshëm për të goditur qelizat kanceroze në trupin e pacientit. Zakonisht, një qelizë e parregullt është programuar për t’u vetëshkatrruar që tumori ose infeksioni të mos përhapet. Shkencëtarët thonë se një gjen i quajtur P53, vret qelizat e dëmtuara para se ato të shumëfishohen.  Por, tumoret mund t’a paaftësojnë gjenin P53. Edhe virusi që shkakton të ftohurit e zakonshëm është gjithashtu në gjendje t’a bëjë të paaftë këtë gjen. Gjatë punës së tyre, shkencëtarët e modifikuan virusin e të ftohurit duke eleminuar aftësinë e tij për të nxjerrë jashtë përdorimit gjenin P53 – pastaj virusin e ndryshuar e futën  në qelizat kanceroze. Shkencëtarët vunë re se virusi vrau qelizat e dëmtuara, pa prekur qelizat e shëndetëshme. Autorët e studimit thonë se këto rezultat mund t’u vijnë në ndihmë mjekëve për të përdorur mënyra të reja për të goditur tumoret dhe për të penguar përhapjen e kancerit.

1 Koment »

  1. pershendetje redasise per informacionet qe jep ne lidjje me shendetin,Ju uroj suksese e vetem suksese.

    Koment nga Petrit — 21 Janar, 2011 @ 8:48 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: