Astrit Lulushi’s Blog

21 Dhjetor, 2010

Pajisje e re për diagnostikimin e tuberkulozit (TBC)


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re mjekësore mund të zbulojë tuberkulozin në më pak se dy orë. Ekspertë të Shëndetësisë thonë se kjo mund  të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të tuberkulozit, duke shpëtuar njëkohësisht jetën e miliona njerëzve.  Analiza e deritanishme për diagnostikimin e Tuberkulozit mund të jetë e ngadalshme. Pacientëve u merret spuma ose gëlbaza, e cila dërgohet në laborator ku mbahet, përpunohet, vëshgohet deri sa të shfaqet mikrobi. Mjekët thonë se një analizë e tillë nuk është e besueshme, si dhe kërkon kohë e laborantë të kualifikuar. Dr Gary Simon kryeson departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin George Washington. Ai thotë se atij i duhen ditë dhe javë për të përfunduar një analizë të tillë e për të përcaktuar diagnozën.

Tani, shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një pajisje për kryerjen e analizës, që merr vetëm 90 minuta për të dhënë rezultatin dhe është më e saktë sesa mënyra e deritanishme.

Dr. David Persing është nënpresident i kompanisë Cepheid me bazë në Kaliforni që prodhon këtë pajisje. Ai thotë se pajisja është e thjeshtë dhe nuk kërkon një laborant a teknik të posaçëm. Provat tregojnë se analiza e re është 98 për qind i saktë.

Dr. Anthony Fauci i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se kjo mënyrë e re e shpejtë diagnostikimi do të luajë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin TBC-në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Sipas mënyrës së re, pacienti mund ta marrë përgjigjen e analizën pa u larguar nga klinika, dhe jo si deri tani kur personi pret në shtëpi me ditë a javë, duke u bërë edhe rrezik infektimi për njerëzit për rreth.

Pajisja e re tani duhet të shpërndahet në zonat ku tuberkulozi është më i përhapur.Por kostoja e lartë shihet si një pengesë për përdorimin e pajisjes në vendet në zhvillim. Pajisja e re për kryerjen e analizës së tuberkulozit mund të kushtojë deri në 30.000 dollarë. Por ekspertët thonë se  me kalimin e kohës, ky çmim pritet të bjerë. Madje, kompania Cepheid, që prodhon këtë pajisje, thotë se mund t’ua shesë pajisjen zonave të vrafëra për më pak se  10 mijë dollarë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: