Astrit Lulushi’s Blog

21 Mars, 2011

Kërkime të reja në fushën e autizmit

Filed under: Kulture,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:11 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Katër vjet më parë, Tyler Hudson nga Atlanta u diagnostikua me autizëm. Lajmi ishte i rëndë për gjithë familjen, thotë nëna e tij, për dy ditë unë vetëm kam qarë, thotë ajo. Mjekët rekomanduan që Tyler t’i nënshtrohej terapisë për zhvillimin e të folurit. Tani në moshën 7 vjeçare Tyler është një fëmijë normal që shkon në shkollë, merret me sport e ka shumë shokë. Disa mendojnë se autizmi iu shkaktua nga vaksina, por mjekët thonë se kërkimet e shumta tregojnë se vaksina nuk ka luajtur ndonjë rol si shkaktare e autizmit. Mjeku John Stofner ka 20 vjet që studion lidhjen midis autizmit dhe sëmundies mitochondria. Mitochondria  prodhon shumë prej energjisë që trupi ka nevojë. Doktor Stofner thotë se mosfunksionimi i mitochondrias mund të ketë lidhje me një numër problemesh përfshi sëmundjet Alzheimer, Parkinson dhe autizëm.
(more…)

Blog te WordPress.com.