Astrit Lulushi’s Blog

Mars 21, 2011

Kërkime të reja në fushën e autizmit

Filed under: Kulture,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:11 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Katër vjet më parë, Tyler Hudson nga Atlanta u diagnostikua me autizëm. Lajmi ishte i rëndë për gjithë familjen, thotë nëna e tij, për dy ditë unë vetëm kam qarë, thotë ajo. Mjekët rekomanduan që Tyler t’i nënshtrohej terapisë për zhvillimin e të folurit. Tani në moshën 7 vjeçare Tyler është një fëmijë normal që shkon në shkollë, merret me sport e ka shumë shokë. Disa mendojnë se autizmi iu shkaktua nga vaksina, por mjekët thonë se kërkimet e shumta tregojnë se vaksina nuk ka luajtur ndonjë rol si shkaktare e autizmit. Mjeku John Stofner ka 20 vjet që studion lidhjen midis autizmit dhe sëmundies mitochondria. Mitochondria  prodhon shumë prej energjisë që trupi ka nevojë. Doktor Stofner thotë se mosfunksionimi i mitochondrias mund të ketë lidhje me një numër problemesh përfshi sëmundjet Alzheimer, Parkinson dhe autizëm.

Në laborator, mjekët zbuluan se fëmijët e prekur njëkohësisht nga autizmi dhe nga sëmundja  e mitochondrias janë në rrezik më të lartë për përsëritjen e simptomave të autizmit kur këtë fëmijë kanë temperaturë të lartë trupore. Doktor Stofner thotë se një temperaturë trupore prej 39 gradë Celsius ose më e lartë e shoqëruar me mungesë lëngjesh mund të nxizin autizmin. Ai u bën thirrje prindërve të cilët besojnë se fëmijët e tyre mund të jenë në rrezik që të këshillohen me mjekët pediatër.

Doktor Stofner thotë sëmundja e mitochondrias në disa raste  mund të diagnostikohet e trajtohet. Për punën e tij kërkimore në fushën e autizmit, në vitin 2009, doktor Stofner u nderua për arritjet e tij nga grupi Autism Speaks. Aktualisht, doktor Stofner po punon në një pjojekt të përbashkët me universitetin Teknologjik të shtetit Xhorxhia për studimin e funksionit të trurit të fëmijëve me sëmundje mitochondria dhe autizëm.

Reklama

1 Koment »

  1. Hi there all, here every one is sharing such
    familiarity, thus it’s pleasant to read this weblog,
    and I used to visit this website all the time.

    Koment nga immobilienfinanzierung — Qershor 30, 2014 @ 8:27 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: