Astrit Lulushi’s Blog

23 Mars, 2011

Shqetësime rreth shtimit të përdorimit të barnave Fibrate kundër kolesterinës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:49 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Miliona amerikanë marin barna me recetë për uljen e nivelit të kolesterinës. Fibratet janë një grup barnash që mjekët rekomandojnë për pacientët që nuk mund të marrin barna të grupit Statin, gjithashtu për uljen e kolesterinës. Fibratet shpesh u shtohen barnave statin në raste të një terapie të kombinuar. Por studimet e kohëve të fundit tregojnë se shtimi i Fibrateve në barna Statin nuk sjell ndonjë përmirësim tek pacientët me nivel të ulët kolesterine që kanë edhe diabet. Megjithatë, rezultatet e një studimi botuar në JAMA (Revista e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë), tregon se recetat për baran Fibrate u rritën më shumë se 117 përqind gjatë vitit 2009 në SHBA, ndërsa në Kanada niveli i përdorimit të Fibrateve nuk ndryshoi. Disa ekspertë shqetësohen se kjo rritje tregon një triumf të marketingut ndaj mjekësisë. Rreth disa barnave për uljen e kolesterinës ekzistojnë edhe shqetësime të tjera. Disa thonë se ato u reklamohen pacientëve nga mjekët dhe kompanitë farmaceutike pa u provuar si të efektshme a përfituese për shëndetin.

2 Koment »

  1. Trajtimi shkencor iproblemit eshte me interes.

    Koment nga Harilla — 23 Mars, 2011 @ 4:58 pm | Përgjigjuni

  2. asgja ne kohnat e sodit nuk esht e sigurt, gjdo gje eshte vetem biznes…

    Koment nga Kushtrimi — 23 Mars, 2011 @ 6:08 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: