Astrit Lulushi’s Blog

31 Mars, 2011

Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) parashikon se operacioni bajpas në stomak mund të përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2. Miliona amerikanë vuajnë nga ky lloj diabeti dhe nga kjo procedurë brenda 20 -50 vjetëve të ardhshëm mund të afektohet rreth 1 e treta e amerikanëve të rritur. Këto ditë, në grup ekspertësh të shëndetësisë e mbështetën këtë mënyrë trajtimi kirurgjik duke e quajtur si rrugën më të mirë për të luftuar Diabetin.
Mjekët kanë zbuluar se operacioni bajpas në stomak mund t’a shërojë thuajse menjëherë pacientin me diabet të tipit 2. Dr Phil Schauer i klinikës së Klevelandit, thotë se pacienti mund ta ndërpresë marrjen e insulinës brenda pak orëve pas operacionit.

Gjatë operacioni gastrik bajpas, mjekët zvogëlojnë stomakun kështu që personi ha më pak. Gjatë operacionit, mjekët shkurtojnë zorrën dhe kjo e bën pacientin të marrë më pak kalori. Por në çmënyrë kjo procedurë normalizon nivelin e sheqerit në gjak, kjo nuk është e qartë. Doktor Schauer thotë se efekti i shpejtë i këtij operacioni ka të ngjarë se shkaktohet nga një hormon incretin në zorrë e stomak. Inkretinet shkaktojnë shtimin e insulinës duke normalizuar nivelin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet.

Katy Wiley ka vuajtur nga diabeti për 16 vjet. Ajo ishte mbi peshë dhe si pasojë e sëmundjes e kishte të vështirë të kryente rregullisht ushtrime fizike. Pak pas operacionit bajpas në stomak, Katy nuk kishte më nevojë të merrte insulinë dhe shumë shpejt humbi rreth 35 kilogram të peshpës së tepërt trupore. Nga mos marrja e insulinës – tani e shëndetëshme – ajo ka shpëtuar nga shpenzimet mjekësore dhe punon çdo ditë.

5 Koment »

  1. Vertet me erdhi shume mire qe keto Zbulime erdhen tani, po po te kishin ardh me pare me siguri se nena ime e cila eshte me Diabet te tipt2 nuk do te ishte e dializuar dhe do te shpetonte nga kjo semeundje qe ja ka shkateruar te tere organizmin e tash edhe te pamurit.
    Por une ndihem mjaft e lumtur per ket zbulim mjeksor sepse milona njerz ne te ardhmen nuk do te vuajn nga kjo semundje dhe pergezoj mjeksin Amerikane per kete zbulim te madh shkencor,ashtu siq ka thene edhe vet president Obama everything is possible in Amerika, edhe une them tash ashtu se gjdo gje eshte e mundur ne Amerik, kuptohet per te mire .

    Koment nga Aferdita Jaha — 31 Mars, 2011 @ 6:18 pm | Përgjigjuni

  2. jam 47 vjec me diabet te tipit 1
    jam mbi pesh 10 kg
    mund te beje edhe une bajpasin ne stomak te mos kem me diabet
    nese mundeni me ktheni pergjigjet

    Koment nga bujar lulaj — 3 Prill, 2011 @ 6:33 pm | Përgjigjuni

    • jam 49 vjeqe edhe une vuaj nga diabeti i tipit 2 edhe nese ka mundesi me me garantue se nuk perseritet ne te ardhmen diabeti ju lutem me jepni nje pergjigjje,pesha trupore e imja eshte 75 kg.jam nga prishtina.kosove.

      Koment nga suzana — 27 Prill, 2011 @ 6:38 am | Përgjigjuni

  3. doja te dija dicka me teper per rezultatet e bajpasit per te ulur diabetin
    nese kjo do jepte rezultate do ishte shume mire per mbare njerezimin

    Koment nga bujar lulaj — 5 Prill, 2011 @ 5:15 pm | Përgjigjuni

  4. Jam femi 11 vjeqar me dijabet tip 1 a behet operacion ose kur fillon operacioni per femii

    Koment nga arbeni — 14 Prill, 2015 @ 5:45 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: