Astrit Lulushi’s Blog

1 Prill, 2011

Pagjumësia dhe stresi pengojnë humbjen e peshës trupore


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pa marrë parasysh atë që dihet rreth humbjes së peshës trupore, një aspekt tjetër i pa menduar më parë, mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ushqimi dhe ushtrimi janë kyç për të luftuar mbipeshën. Por një studim botuar para pak ditësh (29 mars) në Revistën Ndërkombëtare të Obesitetit (International Journal of Obesity) tregon se gjumi dhe stresi janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për menaxhimin e peshës. Shkencëtarët në Qendrën kërkimore pranë Kaiser Permanente kryen një studim me pjesmarrjen e 472 personave mbipeshë.  Ata iu nënshtruan rregullisht për 6 muaj një regjimi me diete të shëndetëshme dhe ushtrime fizike. Gjatë procesit, shkencëtarët vunë re se personat që bënë gjumë të pamjaftueshëm dhe personat që fjetën 6 deri 8 orë (në 24 orë), por të stresuar, humbën peshë më pak sesa ata që kishin fjetur gjithashtu 6 deri 8 orë, por pa stres.

Studimi nxori në dukje se stresi i shkaktuar nga faktorë fizikë, si  pagjumësia, apo nga faktorë psikologjike, si depresioni, pengojnë humbjen e peshës trupore. Gjithashtu, nëse një person fle pak, ai/ajo mund të ketë nevojë për të ngrënë më shumë. Ose nëse një person  vuan nga depresioni, ai/ajo mund t’i kthehet ushqimit për t’u ndjerë më mirë. Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se mjekët duhet të shqyrtojnë mundësinë e trajtimit të problemeve të gjumit, depresionit dhe stresit, si pjesë e një regjimi për humbjen e peshës për pacientët e tyre.

1 Koment »

  1. i fondness it Pagjumësia e stresi pengojnë humbjen e peshës trupore « Astrit Lulushi’s Blog now im your rss reader

    Koment nga free crack adobe — 3 Prill, 2011 @ 9:24 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: