Astrit Lulushi’s Blog

4 Prill, 2011

Pakësimi i trans-yndyrnave në ushqime

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:25 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Zyrtarë të shëndetit publik vazhdimisht paralajmërojnë kundër  ushqimeve të cilat mund të kenë shije të mirë, por përmbajnë acide yndyrorë të quajtur “trans-yndyrna“,  që janë shkaktarë për bllokimin e artereve të gjakut.  Në  disa vende ekzistojnë edhe kufizime ligjore mbi nivelin e trans-yndyrnave në ushqime në restorante.

Që nga viti 2006, zyrtarë të shëndetësisë në Nju Jork kanë kufizuar përdorimin e trans-yndyrnave në ushqimet e restoranteve. Si rrjedhim, për shumë gatimin e shumë ushqimeve tani përdoren yndyrna alternative.

Disa kritikë thonë se  ushqimet e riformuluara nuk janë shumë ndryshe nga ushqimet e pashëndetëshme që zëvendësojnë. Por një studim i shkencëtarëve pranë shkollës mjekësore të Harvardit  thotë të kundërtën. Ata shqyrtuan përmbajtjen yndyrore në 83 ushqimeve të riformuluara nga supermarkete e restorante. Rezultatet treguan se trans-yndyrnat janë ulur në 95 përqind të prodhimeve në supermarkete dhe në 80 përqind të ushqimeve në restorante. Ndërsa përdrimi i yndyrnave në përgjithësi tashmë është pakësuar në 90 përqind të ushqimeve në supermarkete dhe në 96 përqind të ushqimeve që shërbehen nëpër restorante. Ky studim i botuar në Revistën Mjekësore të Nju Englandit zbut shqetësimet e shprehura fillimisht se pronarët e restoranteve dhe prodhuesit ushqimorë do të hiqnin dorë nga yndrynat e rrezikëshme për t’i zëvendesuar ato me të tjera njësoj të dëmshme për shëndetin.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: