Astrit Lulushi’s Blog

Prill 8, 2011

Ushtrimet sporadike fizike shtojnë rrezikun për goditje në zemër


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët kudo në botë këshillojnë pacientët e tyre se për të gëzuar shëndet të mirë duhet të kryejnë ushtrime fizike. Por njerëzit që rrallë ose kurrë nuk kryejnë ushtrime të tilla, duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj sforcimeve. Një studim i ri tregon se për këta njerëz, një fillim i papritur i veprimtarisë fizike, si vrapimi, mund të jetë vdekjeprurës. Shpesh dëgjohen fjalët;  “këshillohuni me mjekun tuaj para se të filloni një program ushtrimesh fizike.” Studimi i ri tregon urtësinë e këshillave të tilla.

Çdo vit, miliona njerëz e gjejnë veten në dhomën e urgjencës, pas një sulmi në zemër, sepse ishin sforcuar duke kryer ushtrime fizike. Ushtrime të rregullta kardiovaskulare zvogëlojnë rrezikun e problemeve në zemër. Por për njerëzit që rrijnë të shumtën e kohës ulur a shtrirë, dhe papritmas merren me fizkulturë, mund të përfundojnë në spital me një goditje në zemër.

Mjekët në qëndrën mjekësore të universitetit Tuffs në Boston morrën në shqyrtim këtë problem dhe zbuluan një lidhje të drejtpërdrejtë midis stërvitjes dhe sulmit në zemër për këta persona. Mjekët Jessica Paulus dhe Issa Dahabreh shqyrtuan 14 studime mbi lidhjet midis ushtrimeve fizike dhe goditjeve në zemër, ku ishin përfshirë burra mes moshës 55 dhe 64 vjeç.

Dr. Paulus thotë se për ata individë të cilët ishin të pamësuar me aktivitet të rregullt fizik (që nuk ushtronin rregullisht) ky rrezik ishte shumë më e lartë se për ata individë të cilët kishin qenë ushtrues të rregullt. Studimi tregoi se rreziku më i madh është deri në dy orë më pas aktivitetit. Por Dr. Paulus thotë se këto rezultate nuk duhen interpretuar si justifikim për të mos u marrë me fizkulturë. Ajo rekomandon fillimin e ushtrimeve në mënyrë graduale, si dhe nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një mjeku.

Dr Issa Dahabrey gjithashtu vë në dukje se ushtrimi rregullsh është gjë e mirë edhe për njerëzit që kanë një rrezik të lartë për goditje në zemër, sepse veprimtaria fizike e bën zemrën të ritmojë më ngadalë gjatë një veprimtarie të sforcuar fizike. Dr Dahabrey  thotë se njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht disa herë në javë, kanë një rritje shumë më të vogël të rrahjeve të zemrës kur kryejnë ushtrime që kërkojnë më shumë mund.

Studimi u botua në fillim  muajit prill në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (JAMA).

Advertisements

1 Koment »

  1. ishte shum interesant se keto keshilla jane te dobishme .mukujtue nje mik i ndjeri icili tuj largue boren nga oborri me nje shpetesi ,pat nje sulm ne zemer-vdiqe.tani po kuptoj se shkaktar paska qene levizja e tepert(fiskulltur thoshte po beje).keto keshilla ia zgjasin jeten njeriut.GAISMA

    Koment nga gani mazreku — Prill 10, 2011 @ 12:55 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: