Astrit Lulushi’s Blog

11 Prill, 2011

Struktura e trurit dhe pikëpamjet politike


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Truri mund të përcaktojë nëse njeriu përdor më lehtësisht dorën e majtë apo të djathtë, Por a luan rol truri nëse personi është i djathtë apo i majtë në politikë?
Një studim botuar në revistën “Current Biology” morri në shqyrtim 90 studentë londinezë, të cilët i njëjtësonin pikëpamjet e tyre nga “shumë liberale” në shumë konservatore.”

Skanimet e trurit zbuluan se tek studentët liberalë rajoni i trurit që përpunon informacione kontradiktore ishte më i madh. Kjo, thonë autorët e studimit, mund të shpjegojë tolerancën për pasiguri dhe për pikëpamje më liberale.

Konservatorët ishin të prirur të kishim një “amygdala” më të madhe – (amygdala është pjesë e trurit që përpunon  frikën dhe identifikon kërcënimet.) Kjo i bën ata të jenë më të prirur për të integruar pikëpamje konservatore.

Autorët studimit thonë liberalizmi dhe konservatorizmi janë të lidhura me strukturën e trurit. Por nuk dihet nëse struktura e trurit përcakton politikën apo nëse politika ndryshon strukturën e trurit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: