Astrit Lulushi’s Blog

Prill 20, 2011

Humbja e peshës lidhet me përmirësimin e kujtesës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është dokumentuar se njerëzit që humbasin peshë mund të përmirësojnë shëndetin e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se  nga humbja e peshës përfiton edhe mendja.  Shkencëtarët në universitetin Kent në Ohajo morrën në shqyrtim 150 persona mbipeshë. Ata iu nënshtruan një provimi të kujtesës dhe 15 përqind e tyre treguan shenja të një kujtese të dobët. Pastaj, disa prej tyre, vullnetarisht iu nënshtrua një operacioni bajpas në stomak. Si rrjedhim ata që humbën peshë gjithashtu përmirësuan kujtesën e tyre. Tek personat që nuk humbën peshë, kujtesa e tyre mbeti e njëjtë, dhe në disa raste, u keqësua.

Profesor John Gunstad në universitetin Kent, Kadetra e Psikologjisë, thotë se këto rezultatete janë nxitëse për kërkime të mëtejshme, sepse vetëm kur të arrihet të kuptohet përse obesiteti dëmton trurin, vetëm kur të përcaktohen mekanizmat që kryejnë këtë ndikim në tru, vetëm atëherë mjekësia mund të jetë në gjendja të parandalojë mbipeshën.

Një shpjegim i mundshëm, thotë doktor Gunstad, është se mbipesha njihet si shkaktar i tensionit të lartë, diabetit dhe apneas së gjumit. Këto sëmundje aktualisht dëmtojnë trurin duke ndikuar në rrjedhën e gjakut në tru. Dhe kur me humbjen e peshës, presioni i gjakut përmirësohet, atëherë edhe rrjedha e gjakut në tru mund të përmirësohet. Gjithashtu është e mundshme që të tjera gjëra si p.sh. përmirësimi i gjendjes kardiovaskulare, të qenit më aktiv, ose ngrënia më mirë gjithashtu përmirësojnë aftësinë e njeriut për kujtesë më të mirë.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: