Astrit Lulushi’s Blog

Prill 25, 2011

Pesticidet organofosfate lidhen me shkallën e ulët të inteligjencës tek fëmijët


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kërkime të reja tregojnë se ekspozimi ndaj pesticideve që përmbajnë një lloj kimikati të caktuar lidhet me pasojat negative afatgjate tek fëmijët e palindur. Kimikati i quajtura OrganoPhosphate ose OP gjenden në pesticidet dhe insekticidet më të zakonëshme dhe më helmuese që përdoren sot. Ato japin rezultate duke sulmuar sitemin nervor të insekteve.  Efektet e organofosfateve tek njerëzit janë të ndryshme dhe varen nga një numër faktorësh. Por këto efekte mund të trajtohen por edhe mund të rishfaqen. Tre studime mjekësore nga grupe të ndryshme shkencëtarësh matën nivelet e organofosfatit në urinën ose në plazmën e kordonin umbilikal të grave shtazëna për të vlerësuar efektet e pesticideve në inteligjencën e fëmijëve.

Një prej studimeve zbuloi se fëmijët 7 vjeçarë, nënat e të cilëve kishin patur nivele të larta të pesticidit OP në urinë gjatë periudhës së shtazënisë, kishin një shkallë inteligjence ose IQ, 7 pikë më të ulët sesa fëmijët, nënat e të cilëve kishin patur sasi të vogël organofosfati në sistemin e tyre. Rezultatet e studimeve që u botuan në revistën Environmental Health Perspectives, treguan se ndërkohë që studimet u kryen në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri dhe krahasimi i një studimi me tjetrin ishte i pamundur, të tre studimet treguan një lidhje midis ekspozimit paralindjes ndaj pesticidit organofosfat dhe shkallës së ulët të inteligjencës tek fëmijët.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: