Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Skanimet C-T përdoren shpesh nëpër spitale. Ato ndihmojnë për diagnostikimin e shumë sëmundjeve. Fëmijët u nënshtrohen skanimeve të tilla kur pësojnë lëndime të lehta në kokë. Nga skanimi CT qe perdor rreze X, mjeket përftojne imazhe 3 dimensionale te organeve brenda trupit, dhe pastaj i shqyrtojne ato ne ekran kompjuterik.
Skanimet CT kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e diagnostikimeve. Por një studim botuar në revistën “Pediatrics” thotë se fëmijët që dërgohen në klinikat e urgjencës pasi kanë pësuar lëndime të lehta në kokë, duhet te mbahen per nje kohe nen vezhgim dhe jo medoemos duhet t’u nënshtrohen skanimeve CT.
Autorët e studimit shqyrtuan mbi 42 mijë raste dhe zbuluan se fëmijët të cilët fillimisht u mbajtën nënvëzhgim për shenja lëndimesh, kishin më pak gjasa që të dërgoheshin për t’u skanuar. Si perfundim, mbajtja e femijeve nënvëzhgim për një farë kohe mund të jetë një mënyrë për të pakësuar rastet e ekspozimit të tyre ndaj rrezeve X, radioaktiviteti i te cilave demton shendetin në periudhe afatgjate, thuhet ne studim.
Lini një Përgjigje