Astrit Lulushi’s Blog

19 Maj, 2011

I ftohuri i zakonshëm, pasoja jo të zakonshme

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:49 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një ditë Erin Martin, nënë dhe pronare e një biznesi, u prek nga i ftohuri i zakonshëm. Ajo humbi zërin. Kaluan javë, e muaj, dhe ajo po njësoj: i ftohuri i iku, po ashtu edhe zëri.
“Unë vetëm përshpëritja, zë nuk kisha”, thotë ajo.

Edhe për mjekësinë ky rast është mister. Mjekët i dhanë antibiotikë, steroide për shlodhjen e muskujve dhe barna antiacid. Por pa efekt. Erin filloi të dyshonte se mos kishte kancer.

“Ndryshe nuk kishte si të shpjegohej? Pa arsye, pa shkak unë nuk kisha zë”, thotë ajo.

4 muaj kaluan në agoni, dhe një ditë shoqet i thanë se kishin dëgjuar në radio një lajm.

“Ato më morrën në telefon dhe më thanë se kishin dëgjuar rreth një gruaje që i kishte ikur zëri, njësoj si mua dhe ishte shëruar”

Ato më thanë se kishin dëgjuar se një mjek kishte thënë se i ftohuri i zakonshëm mund të shkaktojë dysphoni funksionale. Kjo ndodh kur virusi i të ftohurit prek atë që quhet “kuti e zërit” ose ndryshe “laring” dhe shkakton pezmatimin apo enjtjen e muskujve për rreth. Në raste të tilla zëri ngjiret. Kur enjtja e muskujve për rreth kësaj kutie është e madha, personi humbet zërin plotësisht.

Erin Martin vendosi të shkojë për një vizitë në Klinikën e Klevelandit, 7 orë larg nga shtëpia e saj. Atje mjekët i thanë se mund tia kthenin zërin brenda pak minutave. Procedura ishte e thjeshtë; shlodhje e muskujve të zërit nëpërmjet fërkimeve apo masazheve. Pas 15 minutash, Erin filloi të flasë, zëri i ishte kthyer. Agonia e filluar 4 muaj më parë, morri fund. Asaj ende i duket e pabesueshme dhe vetëm tani e kupton se sa shumë mund të dëmtohet cilësia e jetës nga një sëmundje fare e thjeshtë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: