Astrit Lulushi’s Blog

30 Maj, 2011

Pagjumësia lidhet me mbipeshën edhe tek fëmijët


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që mungesa e gjumit është lidhur me shtimin e peshës trupore tek të rriturit. Tani, një studim i botuar në revistën mjekësore britanike (BMJ) , tregon se një lidhje e ngjashme midis pagjumësisë dhe mbipeshës vihet re edhe tek fëmijët.

Shkencëtarët në Zelandën re morrën në shqyrtim 244 fëmijë nga mosha 3 vjec deri në 7 vjeç. Ata flinin mesatarisht 11 orë në natë. Por sa më pak orë gjumi, aq më tepër shtohej rreziku për mbipeshë.

Autorët e studimit thonë se çdo orë gjumi shtesë në një natë shoqërohej me një pakësim prej 6 përqind të rrezikut për t’u bërë mbishë kur fëmijët të arrinin moshën 7 vjeç. Kjo, pavarësisht nga faktorët e jetesës që gjithashtu ndikojnë në peshën trupore.

Studimi u kryer nga shkencëtarë të Universitetit Otago në Dunedin të Zelandës së Re. Autorët e studimit mendojnë se pakësimi i kohës së gjumit duket se shton konsumin e ushqimit dhe ul nivelin e veprimtarive të fëmijëve gjatë ditës, gjë që rezutlon në mbipeshë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: