Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 2, 2011

Paralajmërim kundër pijeve të energjisë për fëmijët


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Akademia amerikane e Pediatrisë paralajmëron kundër përdorimit të pijeve energjike dhe sportive nga të rinjtë dhe fëmijët. Paralajmërimi bazohet në një studim të ri, i cili tregon se pijet energjike – që zakonisht përmbajnë stimulues si Guarana dhe Kafeinë – nuk duhet të përfshihen në ditetat e fëmijëve dhe adoleshentëve.


Ndërsa për pijet sportive – të cilat zevendësojnë elektrolitet dhe karbohidratet e humbura me djersën gjatë ushtrimeve fizike – autorët e studimit këshillojnë vetëm përdorim të kufizuar në kombinim me ujin. Por ata janë kundër përdorimit rutinë të këtyre pijeve sepse karbohidratet – që këto pije përmbajnë – shtojnë rrezikun për mbipeshë dhe obesitet, si dhe mund të shkaktojnë gryerje të dhëmbëve. Autorët e studimit thonë se uji – jo pijet sportive – duhet të jetë burimi kryesor për shuarjen e etjes për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 20 vjeç.

Advertisements

1 Koment »

  1. astrit ju pershendes per keto faqe te shkences.eshte nje hulumtim shum i mire nga ana e juaj

    Koment nga burim behluli — Qershor 12, 2011 @ 8:44 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: