Astrit Lulushi’s Blog

9 Qershor, 2011

Rrudhat mund të jenë shenjë e osteoporozës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Osteoporoza ndonjëherë quhet sëmundje e heshtur për shkak të vonimit të shfaqjes së simptomave. Shkencëtarët tani thonë se një shikim i thjeshtë në pasqyrë mund të tregojë shenja të osteoporozës. Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë gratë të cilat pësojnë një humbje të madhe kockash 10 vjet pas periudhës së menopauzës.


Shkencëtarë në universitetin Jell (Yale) morrën në shqyrtim gra të moshës 45 deri 58 vjeç, pasi mendojnë se duke vëzhguar sipërfaqen e lëkurës së fytyrës, mjekët mund të përcaktojnë shëndetin e kockave nën lëkurë, pa pritur per shfaqjen e simptomave te cilat vonohen. Gjatë studimit, shkencëtarët maten vetëm rrudhat natyrale. Ata thonë se sa më të thella të jenë rrudhat, aq më të mëdha janë gjasat për sëmundje të kockave. Ata e lidhin këtë me proteinën kollagen (collagen). Doktoresha Ruth Freeman që drejton studimin, thotë se kur kollageni shpërbëhet, njeriu humbet densitetin e kockave. Gjithashtu, kollageni në lëkurë, e cila mund të shihet, shpërbëhet duke shkaktuar rrudha e ndryshime të tjera në trashësinë e lëkurës, dhe kjo eshte shenje e hereshme e osteoporozes, thone shkencetaret.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: