Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 13, 2011

Paralajmërime ndaj barnave për trajtimin e prostatës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata e ushqimeve dhe barnave (FDA) ka përditësuar paralajmërimet ndaj një grupi ilaçeash që jepen zakonisht për trajtimin e prostatës. Në paralajmërimin e ri, kjo agjenci (FDA) thotë se një grup barnash, përfshi Avodart dhe Proscar, që janë përdorur për të tkurrur prostatën dhe mund të pakësojnë rrezikun e disa formave të kancerit të prostatës, mund të rrisin rrezikun e një formë më të rëndë të sëmundjes tek disa burra.

Agjencia amerikane e ushqimeve dhe barnave i mbështet këto përfundime në përmbjedhjen e dy studimeve disa vjeçare ku u përfshinë rreth 27 mijë burra të moshës mbi 50 vjeç. Kjo agjenci thotë se rreziku i kancerit të prostatës të gradës së lartë është i vogël, por mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë.

Ilaçi Avodart njihet gjithashtu si Dutasteride, dhe Proscar si Finasteride.

Gjithashtu, nga ky grup baransh, paralajmërimi i ri  përfshin edhe ilaçin e njohur si Propecia që është përdorur për të trajtimin humbjen e flokëve tek meshkujt.

Në paralajmërimin e agjencisë së barnave thuhet se në qoftë se ju ose dikush që njihni, ka përdorur këto barna dhe ka përjetuar pasoja negative apo efekte anësore, natyrisht, bisedoni me mjekun tuaj. Por edhe F D-A do të të donte të dëgjonte nga ju. Ju mund të raportoni përvojën tuaj duke shkuar në faqen  kompjuterike http://www.fda.gov/
Aty mund të gjeni numrin e telefonit; 1-888-463-6332, si dhe adresën postare
U.S. Food and Drug Administration ·
10903 New Hampshire Ave.
Silver Spring, MD 20993)

Advertisements

1 Koment »

  1. I do not even know how I ended up here, but I thought this post was good.
    I don’t know who you are but definitely you are going to a famous blogger if you are not already 😉 Cheers!

    Koment nga how to i get rid of hemorrhoids — Maj 3, 2013 @ 6:15 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: