Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 14, 2011

Një ilaç kundër tumorit po përdoret për trajtimin e një forme të degjenerimit makular


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lillian Kopf dëshiron të jetë e angazhuar në jetë. Kjo ishte arsyeja pse 84-vjeçarja u mërzit shumë kur shikimi filloi t’i zbehej. “Një ditë u zgjova dhe ndjeva se diçka nuk ishte mirë me syrin e majtë, objektet i shikoja turbullt”, tregon ajo.

Kopf u diagnostikua me një formë të degjenerimit makular, sëmundje që shkatërron shikimin qendror.

“Ajo vuan nga degjenerimi makular ‘i lagësht’, që ndodh kur enët e gjakut fillojnë të rrjedhin lëng. Ky lëng dëmton retinën e përgjithëshme”, thotë doktor Stuart Burgess i institutit të Syve në Fort Lauderdale në Florida

Për vite të tëra, degjenerimi makular i lagësht është trajtuar me një ilaç të quajtur Leucentis, i cili vazhdon të përdoret dhe është shumë i shtrenjtë. “Mund të kushtojë 2 mijë dollarë për një injeksion,” thotë doktor Burgess.

Studimet e fundit sugjerojnë se një ilaç i quajtur Avastin, që përdoret kundër kancerit, mund të jetë i efektshëm edhe kundër degjenerimit makular. Dhe një injeksion me Avastin kushton vetëm 50 dollarë. “Ndonjëherë pacienti e ndjen pothuajse menjëherë efektin. Ndonjëherë efekti shfaqet pas një javë a më shumë, por sapo rrjedhja e gjakut dhe e lëngut ndalet, trupi absorbon lëngun ekzistues, dhe fillon përmirësimi gradual” thotë doktor Burgess

Pacientja Kopf ka vënë re këtë përmirësim që me trajtimin e saj të parë. “Tani përsëri, mund të ngas makinën dhe me syrin e majtë nuk kam më problem”. thotë ajo.

Advertisements

1 Koment »

  1. Kam Nje probmlem me nenen gjithashtu asaj i kishin thene ka tumor mbi sy (syrin e djatht) d.m.th ne vetull po i ajet edhe po i nxihet a ka nevoj mem tregu te kush me shku por edhe mu informu po edhe te ju t’lutem tregomni breee esht 36vjeqare kisha pas deshir te me ndihmoni ndersa une jam 12vjqar.

    Koment nga Dini — Shkurt 12, 2012 @ 5:58 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: