Astrit Lulushi’s Blog

15 Qershor, 2011

Mbajtja e kafshëve shtëpiake gjatë fëmijërisë nuk shton rrezikun për alergji


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i botuar në Revistën Alergji Klinike dhe Eksperimentale zbulon se ekspozimi i fëmijëve ndaj qenve dhe maceve nuk shton rrezikun e prekjes nga alergjia e kafshëve dhe nga alergjitë e zakonëshme në vitet më vonë.

Në studim u përfshinë mbi 550 persona, të gjithë 18 vjeçarë, djem e vajza, gjendja shëndetësore e të cilëve ishte vëzhguar që nga dita e lindjes.

Studimi arrin në përfundimin se të mbash një qen ose një mace në çdo moshë të fëmijërisë dhe për cfardo gjatësie kohe nuk shton aspak rrezikun e prekjes nga alergjia e kafshëve. Në fakt rreziku i alergjisë u pakësua 50 përqind tek djemtë që kishin pasur qen gjatë viteve të fëmijërisë dhe tek të gjithë të tjerët – djem e vajza pjesmarrës në studim – që kishin pasur mace gjatë viteve të para të jetës së tyre. Studimi u krye nga shkencëtarë të spitalit Henry Ford në Detroit të shtetit Miçigan.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: