Astrit Lulushi’s Blog

16 Qershor, 2011

Adoleshentët që flenë pak, të prirur drejt ushqimeve me karbohidrate

Filed under: Biologji,Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 11:37 am

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Adoleshentët kanë nevojë për të paktën 9 orë gjumë në natë, por që shpesh nuk i plotësojnë ato. Një studim i ri nga Shoqatat profesionale të gjumit tregon se gjumi i pakët ka pasoja serioze. Sipas studimit, adoleshentët që flenë pak zakonisht janë të prirur drejt një grupi ushqimesh me përmbajtje të lartë karbohidratesh si patate të skuqura e pica, ushqime që janë bërë mëse të zakonshme për grupmoshën nën  20 vjeçare. Prirjet për ushqime me karbohidrate ishin më të larta mes nxënësve – djem e vajza – të vitit të fundit të shkollës së mesme, të cilët flinin më pak gjatë natës, ishin gjysmë të përgjumur gjatë ditës dhe kishin nivel më të lartë depresioni në krahasim me nxënësit e tjerë që flinin normalisht 9 orë në natë dhe ishin pak ose aspak të prirur drejt ushqimeve me karbohidrate.

Pasojat e një diete me përmbajtje të lartë karbohidratesh mund të jenë të rënda. Mjekët shqetësohen rreth mbipeshës dhe diabetit mes rinjëve e të rejave, ndërsa adoleshentët që vuajnë nga depresioni mund të jenë edhe më në rrezik.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: