Astrit Lulushi’s Blog

29 Qershor, 2011

Mbajtja e fëmijëve përpara ekranit shkakton probleme për të fjetur


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studime të mëparëshme kanë treguar se televizori dhe media të tjera eletronike i pengojnë fëmijët për të fjetur mirë gjatë natës. Tani një studim i ri, botuar në revistën”Pediatrics” përqëndrohet në çështjen se “kur dhe çfarë shohin fëmijët?”  Duke vëzhguar rreth 600 fëmijë nga mosha 3 deri në 5 vjeç, autorët e studimit zbuluan se fëmijët shikonin televizor mesatarisht 73 minuta në ditë, ndërsa ata që kishin televizor në dhomën e gjumit shikonin rreth 40 minuta më shumë.

Sipas studimit, pamjet televizive me dhunë gjatë ditës, shkaktonin probleme për të fjetur gjatë natës, ndërsa shikimi i filmave ose programeve pa dhunë nuk kishin ndonjë efekt. Por çdo shikim i një filmi, emisioni, programi televiziv pas orës 7 të mbrëmjes – me pamje të dhunëshme ose jo – shoqërohej me vështirësi të fëmijëve për të fjetur dhe lodhje gjatë ditës.

Autorët e studimit këshillojnë që prindërit të pakësojnë kohën që fëmijët shpenzojnë në mbrëmje duke parë televizor ose programe që pasqyrojnë dhunë. Ata gjithashtu rekomandojnë që televizori ose pajisje të tjera komunikuese elektronike të mos mbahen në dhomën e gjumit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: