Astrit Lulushi’s Blog

27 Korrik, 2011

Gjenet, rol më të madh në goditjet në zemër sesa në tru

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri zbulon se cfarë roli luajnë gjenet në dy prej sëmundjeve më të shpeshta.  Goditjet në zemër dhe ato në tru janë dy lloje shumë të ndryshme zhvillimesh kardio-vaskulare. Dhe studim i botuar në revistën “Circulation: Cardiovascular, Genetics”, zbulon një dallim të madh në rolin që historia familjare luan si faktor rreziku në këto dy raste.

Autorët e studimit, shkencëtarë pranë universitetit të Oksfordit në Britani, u përqëndruan në 1 mijë e 600 persona që kishin kaluar një goditje në zemër ose në tru. Ata zbuluan se rreziku për një goditje tjetër në zemër ishte:

– 48 përqind më i lartë nëse pacienti kishte pësuar një goditje në zemër
– thuajse 600 përqind më i lartë nëse të dy prindërit kishin pësuar goditje në zemër.

Ndërsa rreziku për goditje në tru nuk afektohej nga fakti nëse prindërit ishin prekur ose jo nga një goditje e tillë

Studimi arrin në përfundimin se rreziku për goditje në tru është shumë më pak i trashëgueshëm krahasuar me goditjet në zemër, prandaj edhe historitë familjare për goditjet në zemër dhe ato në tru duhen shqyrtuar veças.

25 Korrik, 2011

Ushqyerja me qumësht gjiri dhe astma

Filed under: Biologji,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim e lidh qumështin e gjirit me pakësimin e rrezikut të astmës tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e sapolindur të ushqehen veçanërisht me qumësht gjiri deri sa të bëhen 4 muaj. (more…)

23 Korrik, 2011

Plan i ri për të luftuar Alzheimerin

Filed under: Gjenetike,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se kërkimet e një kure për Alzheimerin kanë ngecur, prandaj propozojnë një përqasje ndryshe; jo për t’a kuruar sëmundjen por për t’a parandaluar atë. Nëpërmjet një studimi, ata përcaktojnë rreziqet kryesorë që njeriu është në gjendje t’i shmangë ose kontrollojë. (more…)

20 Korrik, 2011

Teknologji, rritja e gjirit me qeliza embrionale

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jill Anderson po përgatitet për një operacion të rrallë plastik. Mjekët do të përdorin dhjam e yndyrna nga kofshët e saj për rritjen e gjinjëve të saj. Pra asgjë artificiale. Dhe pas operacionit, Jill shpreson se do të ndjehet “natyrale dhe e bukur njëkohësisht”. (more…)

13 Korrik, 2011

Përditësimi i historisë shëndetësore të familjes

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 7:41 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane identifikon periudhat e jetës kur historia famijljare e kancerit ka më shumë të ngjarë të ndikojë në ndryshimin e shkallës së rrezikut të kancerit për individin. Studimi rekomandon që personat me histori kanceri në familje duhet ttë kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore pasi kjo krijon mundësi për zbulimin e kancerit që në fazën fillestare.
(more…)

12 Korrik, 2011

‘Efekti Korrik” në kujdesin spitalor

Astrit lulushi, Zëri i Amerikës

Rol të rëndësishëm në trajtimin e një sëmundjeje luan vendi se ku pacienti shkon për t’u trajtuar. Por një studim tani thotë se rëndësi ka edhe koha kur shkon për t’u trajtuar. Edhe pse njeriu nuk është në gjendje të zgjedhë se kur do të sëmuret.  (more…)

11 Korrik, 2011

Dhjam që lufton mbipeshën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ashtu siç ka kolesterinë të mirë dhe të keqe, trupi i njeriut përmban edhe dy lloj dhjamrash; një që e bën betejën kundër mbipeshës të zgjasë gjithë jetën, ky është dhjami i bardhë; dhe dhjamin ngjyrë kafe të errët, i cili aktualisht djeg kalori, dhe që shkencëtarët e quajnë “binjak” i dhjamit të bardhë .
(more…)

8 Korrik, 2011

Të huaj të përkushtuar

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Pse një i huaj i përkushtohet çështjes shqiptare? Interesat mund të jenë nga më të ndryshmet, por përfitimet që i sjellin cështjes përmblidhen në një.  (more…)

7 Korrik, 2011

Studim mbi trajtimin e dhimbjeve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Djegia nga dielli shkakton dhimbje të mëdha. Kush nuk i ka provuar, të paktën ka dëgjuar për ‘to. Pse djegia nga dielli dhemb kaq shumë? Shkencëtarët në Angli thonë se kanë gjetur përgjigje.

(more…)

4 Korrik, 2011

Trysnia shoqërore ndryshon kujtesën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim botuar në revistën Science, tregon se kujtesa njerëzore është tepër e prirur për të ndryshuar nga ndikimet shoqërore.
(more…)

Blog te WordPress.com.