Astrit Lulushi’s Blog

4 Korrik, 2011

Trysnia shoqërore ndryshon kujtesën


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim botuar në revistën Science, tregon se kujtesa njerëzore është tepër e prirur për të ndryshuar nga ndikimet shoqërore.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim një grup personash që kishin parë të njëjtin film dhe i pyetën rreth temës së filmit. Pas disa ditësh, të njëjtat pyetje u bënë përsëri, por këtë herë atyre iu tha se “persona të tjerë” u ishin përgjigjur ndryshe. Në fakt “persona të tjerë” nuk ekzistonin. Por ajo që befasoi shkencëtarët ishte se 68 përqind e pjesmarrësve në studim ndryshuan përgjigjet e sakta që kishin dhënë në fillim.

Ishte ndikimi i mendimit të “personave të tjerë” që i shty ata të ndryshonin përgjigjen? Apo kujtesa e tyre ndryshoi?
Kur pjesmarrësve në studim iu tha se “persona të tjerë” nuk ishin pyetur, vetëm 60 përqind e tyre u kthyen tek përgjigja e saktë. Kjo do të thotë se 40 përqind e tyre ndryshuan përgjithmonë kujtesën e vërtetë si pasojë e ndikimit a trysnisë së të tjerëve. Studimi u krye nga Instituti Weizman i Shkencave në Izrael.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: