Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Djegia nga dielli shkakton dhimbje të mëdha. Kush nuk i ka provuar, të paktën ka dëgjuar për ‘to. Pse djegia nga dielli dhemb kaq shumë? Shkencëtarët në Angli thonë se kanë gjetur përgjigje.
Djegia nga dielli vjen nga mbi-ekspozimi ndaj rrezeve të ultravlollcë.
Shkencëtarët në Londër kanë zbuluar një molekulë të veçantë në lëkurën e djegur nga rrezet e diellit. Eshtë kjo molekulë, thonë ata, qe shkakton dhimbjen. Molekula quhet CXL5.
Shkencëtarët shqyrtuan mostra të lëkurës së njeriut dhe minjve të djegura nga dielli dhe zbuluan se nivelet e molekules CXCL5 ishin më të larta sesa në lëkurën normale.
Molekula CXL5 aktivizon fijet nervore të ndjesorëve duke shkaktuar dhimbje e pezmatim. Kur në lëkurën e shëndetëshme të minjëve, shkencëtarët injektuan një kimikat, lëkura u bë tepër e ndjeshme. Bllokimi i aktivizimit të molekulës CXL5 parandalon dhimbjet nga djegiet e rrezeve të diellit.
Aktualisht, kundër dhimbjeve të tilla nuk ka ndonjë ilaç. Autorët e studimit thonë shqyrtimi i molekulës CXL5 mund të çojë në zhvillimin e barnave të reja kundër dhimbjeve, përfshi ato kronike. Në vendet e zhvilluara, 1 në 5 persona vuan nga dhimbjet kronike. Studimi u krye nga shkencëtarë të Kolegjit të Mbretit në Londër (King’s College) ,dhe rezultatet u botuan në revistën Science Translational Medicine.
Excellent site. Plenty of helpful info here. I am sending it
to a few buddies ans additionally sharing in delicious.
And of course, thank you for your effort!
Koment nga Tabatha — 23 Korrik, 2014 @ 12:11 pm |