Astrit Lulushi’s Blog

12 Korrik, 2011

‘Efekti Korrik” në kujdesin spitalor


Astrit lulushi, Zëri i Amerikës

Rol të rëndësishëm në trajtimin e një sëmundjeje luan vendi se ku pacienti shkon për t’u trajtuar. Por një studim tani thotë se rëndësi ka edhe koha kur shkon për t’u trajtuar. Edhe pse njeriu nuk është në gjendje të zgjedhë se kur do të sëmuret.  Një studim i botuar në “Annals of Internal Medicine” përqëndrohet në të ashtuquajturin “efekt i korrikut.”

Korriku është muaji kur mjekët që kryejnë praktika nëpër spitale qarkullojnë duke u zevendësuar nga mjekë të rinj që fillojnë fillojnë praktikën, pra nga mjekë me më pak përvojë. Disa thonë se cilësia e kujdesit mjekësor në spitale është më e ulët në korrik sesa në çdo periudhë tjetër të vitit.

Autorët e studimit zbuluan se në krahasim me muajt e tjerë të vitit, gjatë muajit korrik;

– vdekshmëria mes pacientëve është më e lartë
– qëndrimi në spital më i gjatë
– operacionet zgjasin më shumë

Rreth shtimit të nivelit të rrezikut, autorët e studimit nuk mundën të arrinin në përfundim të prerë.

Për mbrojtjen e pacientëve nga “efekti i  korrikut” disa spitale nuk i qarkullojnë mjekët me përvojë gjatë këtij muaji, duke kryer një tranzicion të butë nga një brez praktikantësh në tjetrin, ndërsa spitale të tjera shtojnë mbikqyerjen e mjekëve për një punë më të mirë e më të kujdesshme.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: