Astrit Lulushi’s Blog

23 Korrik, 2011

Plan i ri për të luftuar Alzheimerin

Filed under: Gjenetike,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se kërkimet e një kure për Alzheimerin kanë ngecur, prandaj propozojnë një përqasje ndryshe; jo për t’a kuruar sëmundjen por për t’a parandaluar atë. Nëpërmjet një studimi, ata përcaktojnë rreziqet kryesorë që njeriu është në gjendje t’i shmangë ose kontrollojë. Autorët e studimit janë të bindur se një jetesë e shëndetëshme pakëson gjasat për zhvillimin e Alzheimerit. Ata nënvizojnë 7 faktorë për të cilët besojnë se lidhen me zhvillimin e demencës (humbje e kujtesës, degradim i trurit).  Dy prej faktorëve kryesorë janë Depresioni dhe Inaktiviteti fizik, pasuar nga Duhani, Tensioni i gjakut, Mbipesha, Diabeti dhe Inaktiviteti  i trurit. Nga studimi duket se këta faktorë rreziku janë të shmangshëm, të trajtueshëm, të ndryshueshëm dhe të kontrollueshëm,  prandaj shumë mjekë e cilësojnë studimin si “thirrje për veprim”.

Nëse përcaktimi i 7 faktorëve të rrezikut nga Alzheimeri është i saktë, atëherë shpresa ekzistojnë. Autorët e studimit thonë se nëse njerëzit pakësojnë faktorët e rrezikut 25 përqind; 25 përqind më pak duhan,  25 përqind më shumë ushtrime mendore, ata do të parandalonin 50 përqind të rasteve të Alzheimerit.

Mesazhi i studimit del qartë; jo duhan, më shumë ushtrime mendore dhe më pak kohë qëndrimi shtrirë në divan.

1 Koment »

  1. Astrit Lulushi pasqyron ne shkrimet e tij, te cilat i marrim permes “Zerit te Amerikes”, çeshtje shendetsore te perditshme dhe na ndihmon t’i parandalojme ose t’u ruhemi duke u munduar edhe te interesohemi per semundjet e trashegueshme. Faleminderit.

    Koment nga blini/shkoder — 6 Gusht, 2011 @ 9:16 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: