Astrit Lulushi’s Blog

25 Korrik, 2011

Ushqyerja me qumësht gjiri dhe astma

Filed under: Biologji,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim e lidh qumështin e gjirit me pakësimin e rrezikut të astmës tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e sapolindur të ushqehen veçanërisht me qumësht gjiri deri sa të bëhen 4 muaj. Tani, një studim botuar në “European Respiratory Journal” shton përfitime të tjera në listën e të mirave që sjell ushqyerja me qumësht gjiri. Autorët shqyrtuan mbi 5 mijë e 300 fëmijë, duke krahasuar kohën që ata ishin ushqyer me gji dhe nivelin e simptomave që lidhen me astmën. Këto simptoma janë të zakonëshme në fëmijëri dhe përbëjnë një shkak kryesor për astmë më vonë në jetë.

Autorët e studimit zbuluan se në krahasim me fëmijët që ishin ushqyer me qumësht gjiri për 6 muaj, fëmijët e tjerë që gjatë 4 viteve të para të jetës së tyre kurrë nuk ishin ushqyer me qumësht gjiri kishin më shumë gjasa të shfaqnin simptoma të tilla që lidhen me astmën:

– teshtitje
– vështirësi frymëmarrjeje
– kollë e thatë
– jargë të vazhdueshme

Autorët arrijnë në përfundimin se “këto rezultate mbështesin strategjitë aktuale të politikës shëndetësore që nxisin ushqyerjen veçanërisht me qumësht gjiri…”

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: