Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 27, 2011

Gjenet, rol më të madh në goditjet në zemër sesa në tru


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri zbulon se cfarë roli luajnë gjenet në dy prej sëmundjeve më të shpeshta.  Goditjet në zemër dhe ato në tru janë dy lloje shumë të ndryshme zhvillimesh kardio-vaskulare. Dhe studim i botuar në revistën “Circulation: Cardiovascular, Genetics”, zbulon një dallim të madh në rolin që historia familjare luan si faktor rreziku në këto dy raste.

Autorët e studimit, shkencëtarë pranë universitetit të Oksfordit në Britani, u përqëndruan në 1 mijë e 600 persona që kishin kaluar një goditje në zemër ose në tru. Ata zbuluan se rreziku për një goditje tjetër në zemër ishte:

– 48 përqind më i lartë nëse pacienti kishte pësuar një goditje në zemër
– thuajse 600 përqind më i lartë nëse të dy prindërit kishin pësuar goditje në zemër.

Ndërsa rreziku për goditje në tru nuk afektohej nga fakti nëse prindërit ishin prekur ose jo nga një goditje e tillë

Studimi arrin në përfundimin se rreziku për goditje në tru është shumë më pak i trashëgueshëm krahasuar me goditjet në zemër, prandaj edhe historitë familjare për goditjet në zemër dhe ato në tru duhen shqyrtuar veças.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: