Astrit Lulushi’s Blog

5 Gusht, 2011

Fruktozat në nivele të larta mund të rrisin nivelin e kolesterinës së keqe

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:04 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fruktoza është sheqer i thjeshtë që gjendet në sasi të vogla në perime dhe fruta.
Shoqata amerikane e zemrës rekomandon që njeriu të marrë vetëm 5 për qind të kalorive ditore nga sheqernat e shtuar, por udhëzime të tjera dietike sugjerojnë se konsumimi deri në 25 për qind është në rregull.

Kohët e fundit, një  studim në “Journal of Clinical Endycrinology and Metabolism” (JCEM) shqyrtoi efektet e marrjes 25 për qind të kalorive nga fruktoza ose glukoza që është një tjetër sheqer i thjeshtë.

Sipas studimit,  ngrënia e fruktozës në nivele të larta, rezultoi në shtimin e kolestrerinës të keqe dhe të yndyrnave të tjera që ndikojnë në formimin e pllakëzave në enët e gjakut.

Autorët e studimit, shkencëtarë të universitetit të Kalifornisë në Davis, thonë se konsumimi i sheqerit mund të nxisë sëmundje në zemër, prandaj niveli maksimal prej 25 për qind i fruktozës që rekomandohet të merret nëpërmjet frutave dhe perimeve, duhet ri-vlerësuar.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: