Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 17, 2011

SHBA, përdorimi selektiv i stenteve, pakëson shpenzimet për kujdesin shëndetësor


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa shpenzimet mjekësore rriten me shpejtësi, shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të kontrolluar shpenzimet e operacioneve në zemër.

Stent është një tub që futet në mënyrë kirugjike në një arterie të ngushtuar për ta mbajtur atë të hapur, duke lejuar qarkullimin normal të gjakut – procedura me stent është një alternativë ndaj operacionit bajpass, gjatë të cilit pacientit i hapet kraharori në mënyrë kirugjike. Në disa raste, tubat ose stentet mbështillen me ilaçe për të ndihmuar në parandalimin e formimit të pllakëzave të gjakut në artere.

Pikërisht këto stente të mbëshjella me ilaç janë temë e një studimi botuar në revistën mjekësore “Circulation”, organ i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Autorët e studimit vëzhguan mbi 10 mijë pacientë në 55 qendra mjekësore. Ata zbuluan se kufizimi i përdorimit të tubave stent të mbështjella me ilaç për një grup të veçanrë pacientësh i kursen sistemit shëndetësor amerikan më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

Ndërkohë që përdorimi i kësaj metode pësoi një rënie nga vitit 2004 (92 përqind) – në vitin 2006 (68 përqind) , numri i rasteve të vdekjeve të pacientëve nga goditjet në zemër në vitin 2007 mbeti thuajse i pandryshuara. Këtë pandryshueshmëri, ekspertët e shpjegojnë me faktin se megjithëse përdorimi i procedurës me stent është pakësuar, mjekët e kanë kryer këtë procedurë vetëm tek pacientët me rrezik të lartë.

Advertisements

2 Koment »

  1. Akoma me teper duhet behen studime bilogjike e biokimike,se sa me rezatime qe japin efekte ansore.Gjithshka cdo lloje semundje e ka sherimin ne floren e mikrifloren e tokes,nenujore dhe bots se kaveve te gjith hapsires e nenujore.
    Per kanceriakome ngelet shume per tu bere.suksese jan aritur ne studimin e hapsires kozmike e planetev por jo sa duhet investime per smundjet kancerogjene.
    Duhet dhe mjkesi popullore te stimulohet.

    Koment nga Fatbardh Doci — Gusht 19, 2011 @ 4:22 pm | Përgjigjjuni

  2. Parvjet fillova te ndiej dhembje ne krahun e majte, qe me kohen shtohej.Vajta te kardiologu,i cili sa me vizitoi mori ne telefon spitalin semundjeve kardiovaskulare dhe i njoftoi, se po ju dergoi urgjent nje pacient, qe duhet ta operoni sa me pare. Ata me shtruan menjehere dhe me vendosen dy stente ne arteret. Pas dy muajve me vune dy stente te tjera ne vena. Me thane se po te vonohej nuk do te mbrrija gjalle. Me vune nje diete te forte (qe ne fakt fillova ta shkeli ca). Ndihem shume mire, eci çdo dite 1 deri 2 ore dhe bej gjimnastike 4-5 here ne jave. Ritmi i pulsit mu stabilizua (48 -55 ne minute) Jam 80 vjeç e gjysem. Te njejten gje beri edhe vellaj i jem 84 vjeç, para 3 vjetesh (u operua ne Tirane, kurse une ne Paris, ku vazhdoj te jetoj, prane vajzes).

    P R S H E N D E T JE

    Koment nga safa — Shtator 5, 2011 @ 8:24 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: