Astrit Lulushi’s Blog

12 Shtator, 2011

Shtohet rreziku i prekjes nga sëmundja COPD

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:52 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreziku për prekjen nga sëmundja COPD është më i lartë sesa rrezikui i prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloj kanceresh.

COPD quhet shkurtimisht bllokim kronik i mushkërive. Një studim i ri tregon se COPD perben kërcënim më të madh sesa sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

COPD përfshinë një sërë sëmundjesh që prekin mushkëritë, si bronkiti kronik dhe emfizema.

Simptomat janë vështirësi në frymëmarrje, gulçim dhe kollitje kronike që prodhon mukozë dhe që nganjëherë quhet gabimisht si “kollë e duhanpirësit.”

Një studim i ri botuar në revistën mjekësore Lancet tregon se 1 në çdo 4 persona 35 vjeç e lart kanë gjasa të preken nga COPD-ja në jetën e tyre, e krahasueshme kjo me diabetin dhe astmën.

Shkencëtarët vëzhguan 13 milionë kanadezë gjatë një periudhe prej 14 vjetësh.

Ata zbuluan se rreziku për prekje nga COPD-ja ishte;
2 herë më i lartë sesa i prekjes nga sëmundjet e zemrës
3 deri në 4 herë më i lartë sesa rreziku i prekjes nga kanceri i gjirit tek gratë dhe nga kanceri i prostatës tek burrat
Mbi 7 herë më i lartë sesa rreziku i prekjes nga kancere të tjerë

Ekspertët thonë se deri në vitin 2030, COPD-ja pritet të jetë shkaku i tretë më përhapur i vdekjeve në botë.

1 Koment »

  1. Kur mjeksia botërore dotë merret me semundje te tilla per ti parandaluar ato?

    Koment nga Aqif Lala — 13 Shtator, 2011 @ 10:01 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: