Astrit Lulushi’s Blog

13 Shtator, 2011

Një brez i ri grash me rrezik gjenetik për kancer të gjirit

Filed under: Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:51 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka lajme shqetësuese rreth një lloji të ri kanceri në gji.

Një studim i kohëve të fundit sjell më shumë të dhëna për një lidhje të fortë gjenetike të kancerit të gjirit, duke e bërë diagnostikimin një çështje të ngutëshme familjare.

Gjenet BRCA1 dhe BRCA2 i përkasin një grupi gjenesh që njihen si “mbytës tumori”. Por mutacioni ose ndryshimi i këtyre gjeneve lidhet me kancerin e trashëguar të gjirit.

Rreziku i një gruaje për zhvillimin e kancerit të gjirit rritet shumë në qoftë se ajo trashëgon një mutacion të dëmshëm BRCA.

Studimi i botuar në revistën mjekësore “Cancer” tregon se nëse një grua zhvillon një gjen të ndryshuar BRCA në një moshë të caktuar, të afërmit e saj femra të brezit pasardhës mund të preken nga kanceri i gjirit 8 vjet më herët sesa ajo.

Autorët e studimit zbuluan se;

– Brezi i parë i grave në studim që kishin gjen BRCA të ndryshuar, ishin diagnostikuar me kancer në gji në moshën 48 vjeç.

– Mosha mesatare e diagnostikimit të kancerit të gjirit në brezin e dytë ra në 42 vjeç.

Bazuar në këto rezultate, autorët e studimit ri-afirmojnë këshillat e rrjetit kombëtar të Kancerit, që janë;

Kryerja e analizave dhe kontrollit për kancer në gji 5 deri 10 vjet më herët sesa mosha kur një paradhëse e brezit më të moshuar brenda familjes ishte diagnostikuar me kancer që lidhet me gjenet e dëmshme të ndryshuara BRCA.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: