Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 14, 2011

Çdo 7 sekonda, një vdekje nga diabeti

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:49 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gati 26 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara ose 8 përqind e popullsisë janë me diabet. Kjo është vetëm një pjesë e miliona të diagnostikuarve me këtë sëmundje në mbarë botën. Numri i njerëzve që vdesin çdo ditë nga diabeti është tronditës.

Rreth 366 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me diabet. Dhe këtë vit, njëri prej tyre vdes çdo 7 (shtatë) sekonda.

Sipas ekspertëve pjesmarrës në konferencën ndërkombëtare mbi diabetin, që po zhvillohet në Portugali (12-16 shtator), nga kjo sëmundje vdesin më shumë se 4. 5 milionë njerëz në vit.

Kostoja vjetore e kujdesit për diabetin arrinë deri në 450 miliardë dollarë. Vitin e kaluar, diabetikët shpenzuan 35 miliardë dollarë vetëm për ilaçe dhe kjo shifër pritet të rritet në vitet që vijnë.

Shumica e njerëzve kanë diabet të tipit 2, lloj që lidhet me dietën e varfër dhe mos-aktivitetin fizik, duke shkaktuar mbipeshë trupore. Diabeti i tipit 2 është i përhapur si në vendet në zhvillim edhe në ato të zhvilluara.

Ekspertët thonë se statistikat e reja lidhur me dëmet dhe koston e diabetit përbëjnë prova se kjo sëmundje është një sfidë masive që bota nuk mund t’a shpërfillë.

Pjesmarrësit në konferencën ndërkombëtare mbi diabetin, në Portugali,  theksuan nevojën për qeveritë që të ndërmarrin veprime të menjëherëshme.

Probleme rreth diabetit dhe sëmundjeve të tjera jo infektive pritet të trajtohen në mbledhjen e ardhshme të Kombeve të Bashkuara që zhvillohet në Nju Jork nga data 19 deri më 21 shtator.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: