Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 22, 2011

Adoleshencë, gjum i pamjaftueshëm, probleme komplekse


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mungesa e gjumit tek adoleshentët mund të shkaktojë probleme më të thella. Prindërit vazhdimisht shqetësohen mbi fëmijët e tyre adoleshentë që nuk flenë sa duhet dhe me një farë justifikimi.

Me zgjimin herët në mëngjes për të shkuar në shkollë, pas një nate duke mësuar a bërë detyrat e shtëpisë, disa edhe punojnë, merren me sport, luajnë me lojra elektronike apo në internet, adoleshentët të cilët biologjikisht janë të prirur të flenë gjatë, nuk kanë shumë kohë për gjum. Kjo sjell lodhje, rënie në mësime, depresion, madje shton edhe gjasat për aksidente.

Por një studimi i kryer nga ekspertë në spitalin e fëmijëve në Filadelfia tregon se mungesa e gjumit mund të sjellë probleme shumë më komplekse.

Sipas statistikave 3 në 4 fëmijë ose 75 përqind e fëmijëve nuk flenë sa duhet dhe për fëmijët mbipeshë gjumi i pakët mund të sjellë pasoja serioze.

Studimi, ku u përfshinë vetëm fëmijët mbipeshë, zbulon se ata që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm mund të pësojnë një ndërprerje të sekrecionit të insulinës dhe sheqerit në gjak. Autorët e studimit thonë se një gjumë i mjaftueshëm mund t’a shmangë këtë problem, dhe si rrjedhim zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Për të mbajtur nivelet e glukozës të qëndrueshme, adoleshentët kanë nevojë për të paktën 7 orë e gjysmë deri 8 orë gjumë në natë. Edhe cilësia e këtij gjumi luan rol.

Autorët e studimit analizuan arkitekturën apo fazat e gjumit; si gjum i thellë dhe gjum me ëndërra. Ata zbuluan se gjumi i pakët dhe gjumi i tepërt lidhen me nivelet e larta të glukozës, siç ndikon edhe kohëzgjatja e ulët e fazës së gjumit të thellë. Këto të dhëna ri-mbështesin idenë se një gjumë i mjaftueshëm mund t’i mbrojë adoleshentët, veçanërisht ata mbi peshë, nga diabeti i tipit 2.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: