Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 23, 2011

Ekspozimi i duarve ndaj tharrëses së manikurës me rreze ultra vjollcë, faktor për kancer

Filed under: Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Teknologji — astritlulushi @ 1:31 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dermatologët thonë se rrezet ultra vjollcë që përdoren për tharrjen e manikurës së thonjve mund të përbëjnë rrezik për shëndetin. Studimet kanë treguar se një ekspozimi ndaj tharrëses së thonjve me rreze ultra vjollcë është thuajse baraz me një seancë në sallonin e rrezeve për ngjyrën e trupit.

Ky aparat me rreze është si shtrat i vogçl për tharrjen e thonjvee në sallonet e manikurës. Kur njerëzit, veçanërisht gratë e vajzat, shkojnë atje çdo javë ose çdo dy javë, lëkura e tyre mund të marrë një sasi të padëshiruar rrezesh ultravjlollcë.

Problemi më i madh, thonë ekspertët, vjen kur femrat i lyejnë  thonjtë me solucionin e quajtur “shellac”. Ky ngjyrim kërkon që thonjtë të futen në tharrëse duke shkaktuar ekspozimin e duarve ndaj rrezeve ultravjollcë. Disa gra e vajza thonë se tharrja e thonjve në këtë mënyrë është e shpejtë dhe ato nuk kanë kohë të presin. Por ekspertët rekomandojnë tharrjen e thonjëve duke i mbajtur duar përpara një ventilatori, ose duke i lyer ato me krem ose vaj plazhi para për të mbrojtur lëkurën nga rrezet ultravjollcë.

Doktor Michael Milligan, dermatolog në Desert Palm të Kalifornisë, thotë se studime të gjëra në këtë fushë nuk janë kryer, sepsen edhe raste të shpeshta të kancerit që zhvillohet nga rrezet ultravjollcë në shtratin e tharrjes së thonjëve nuk ka pasur.

“Por është mirë të shqetësohemi herët, në mënyrë që ky lloj kanceri të parandalohet. Aparati me rreze për tharrjen e thonjve është relativisht një shpikje e re. Kanceri i lëkurës ka veçori të zhvillohet ngadale dhe mund të shfaqet disa dekada më vonë. Prandaj nëse keni kohë, kryeni tharrjen e manikurës së thonjëve përpara një ventilatori sesa në shtratin me rreze ultravjollcë”, është këshilla e dermatologut Michael Milligan nga Kalifornia.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: