Astrit Lulushi’s Blog

26 Shtator, 2011

Aksident i përllogaritur


Astrit Lulushi

“Flit me droje,
Njeri s’të dëgjon
Shprehu guximshëm
E me pak humor
Dhe dyert hapen.”

Këto fjalë i përkasin një kënge të Frank Sinatrës në filmin “Come blow the horn” në vitin 1963 ku ai luan edhe rolin kryesor. Filmi tregon jetën e një adoleshenti që përpiqet të shkëputet nga kontrolli i prindërve në jetë, duke ndjekur shembullin e vëllait më të madh luajtur nga Sinatra.

Filmi nuk korri ndonjë sukses të madh, si filmat e tij të më parëshëm. Por suksesi duket se ishte rezervuar për dikë tjetër, në prapaskenë, që s’lidhej me filmin por, deri-diku, me aktorin.

Ai kishte afro dy javë që endej nëpër Hollivud, nga studio në studio – me aparate e pajisje të hedhura krahëve – në ndjekje të Sinatrës.Ishte dërguar nga një revistë e njohur njujorkeze për një portret të aktorit, i cili pas një periudhe depresioni të llojit maniak, ishte rikthyer në skenë.

Këngëtari aktor njihej për karakterin tepër të vështirë. Temperamenti i tij ishte proverbial, të gjithë përpiqeshin t’a kishin mirë, kishte shumë ndikim dhe veçanërisht, urrente fotografët që përpiqeshin të fiksonin vetëm anët e tij të këqia. Ai pinte shume dhe arrogancën kishte emër të dytë. Egomadh, por ishte edhe artist i madh.

Xhirimit të filmit po i afrohej fundi. Të gjithë në skenë ashtu të lodhur mblidhnin sendet dhe po bëheshin gati të largoheshin. Por fotografi ende s’kishte filluar. Dhe ja, ndërsa i printe turmës, pa u ndalur, Frank Sinatra, duke tundur dorën lart, i thotë fotografit që e ndiqte: “Të dhashë 10 minuta për një fotografi dhe ti s’e bëre. Koha të mbaroi.” Fotografi rreth të 60-tave, ashtu i ngarkuar, me vendosmëri ia kthey – “Edhe unë kam 11 ditë që po të ndjek – i kam numëruar – por ti je shumë i lëvizshëm, nuk rri dot në një vend. Më ka mbetur edhe 1 minutë, të lutem.” Ky guxim i bëri njerëzit të qeshnin me veshtrimin të gjithë nga aktori; Sinatrën të stepej për një sekondë dhe pa e fshehur buzëqeshjen të kthente kokën. 1/10 e asaj buzëqeshje, aq sa zgjati blici, u përjetësua. Fotografi ishte Gjon Mili i revistës TIME. Pas kësaj, si Mili dhe Sinatra nuk kishin si të
mos mendonin urtësinë e vargjeve;

“Shprehu guximshëm/me pak humor/Dhe dyert hapen.”

Natyrshëm, ato që njëri i kishte kënduar, tjetri i kishte përvetësuar duke krijuar aksidentin e përllogaritur. Dhe për të tilla “aksidente” në artin fotografik, Gjon Mili është cilësuar mjeshtër.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: