Astrit Lulushi’s Blog

26 Shtator, 2011

Sartri për Gjon Milin (portret)


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jean-Paul Sartri për një Ekspozitë me fotografitë e Milit në Paris, 1946. marrë nga “Photographs & Recollections” by Gjon Mili, 1980;

“…Para se t’a takoja Milin, kisha njohur vetëm fotografë që të nxjerrin në fotografi nisur nga një lloj zemërimi, si ai që vret. Mili nuk fyen; ai pëlqen çdo gjë: të ngrënët, të pirët, vallzimin. Harlemin e njeh më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun, më mirë se kushdo tjetër. Ai është njeri I lumtur. Të vret – më keq akoma, kërkon të robërojë…. Mili të mban në kurth të gjallë, në fotografinë e tij, dhe ti vazhdon të luftosh me veten, si peshku në rrjetë. Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëvizje mashtruese që të ç’armatosin; çdo fotografi e tij është provë, përpjekje. Për Milin, mënyrat për të fotografuar janë të shumta sa edhe njerëzit. Nëse të ka zgjedhur si pjesë të koleksonin e vet, ai jo vetëm që do të ngulë me thumb në tabelën e specieve të tij, të gjitha si të gjalla, por do të vëzhgojë a shqyrtojë për të njohur thellë e më thellë.Thuhet se banorët primitivë të deteve të Jugut nuk pranojnë të fotografohen, sepse besojnë se mund të bëhen përgjithmonë robër të fotografit. Për të kuptuar urtësinë e tyre ju duhet vetëm të shikoni disa nga portretet e fotografit Gjon Milit.”

 

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: